Shoqja e ngushtë e 15-vjeçares së dhùnuar nga roja i shkollës Abaz Dogu dhe tre të rinj në Babrru ka zbuluar detaje të reja trònditëse. Ajo ka rrëfyer se ka qenë viktímë e abùzimit sèksual, por jo nga roja i shkollës. Gjithashtu thekson se në shkollën ku studionin ishte e  bullízuar.

Në emisionin “Me zemër të Hapur” tregoi se ishte ajo që nxiti 15-vjeçaren të denònconte rojen e shkollës që priste gjithë kohës në banjon e vajzave dhe priste deri sa të dilnin.

“Jo Abazi me mua s’ka arritur të abùzojë sepse kam lënë shkollën në klasë të 7. Ndryshova shkollën. Kur shkonim në banjo e gjenim gjithmonë në banjon e shkollës. Dhe duhet të prisnim derisa ai të dilte. Pasi janë larguar unë nga shkolla, janë vendosur kamera.

Mua s’mi merrnin për bazë denòncimet në shkollë sepse për mua gjithmonë kanë menduar se jam pròblematike, e dobët në mësime. Kur kam qenë në klasë të 7 një djalë shkolle më përplasi pas murit. Kam qenë e bullízuar në shkollë sepse konsideroheshim si nxënës të dobët”, thotë ajo.

Pak orë para se të bënte denòncimin në pòlici, Abazi i doli para 15-vjeçares që ishte e shoqëruar nga shoqja dhe tentoi ti jepte para pasi bëri veprime të tùrpshme para tyre.

“Ai drejtori ka qenë ne dijeni, sepse ky roja ngacmonte dhe mamat e fëmijëve, por shpesh herë këtë rojen e shikonim te banjat e shkollës, ai ngacmonte edhe të tjerë fëmijë. Atë ditë që vajza erdhi në shtëpinë time ishte shume e shqetësuar unë dola për një kafe me të, por sa zbritem poshtë roja ishte aty përballë nesh dhe na ndoqi nga pas deri te lokali. Ai gjithmonë rrinte te disa shkalle gati nga 24 ore vetëm ta shikonte këtë shoqen time, madje jo vetëm shántazhoheshin me video dhe foto por edhe me rrjete sociale fallco me fjalë të písta. Për vajzën kanë qenë në dijeni edhe mësues jo vetëm drejtori, por në dijeni kanë qenë edhe policat e Babrroit, pasi djali i 65 vjeçarit ka shkuar në pòlici, ka denòncuar babain, por nuk u mor parasysh, sepse nuk kishte prova”, shtoi në rrëfimin e saj.(A.M/Faxweb.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re