Skip to content

Rriqnat transmetonin sëmundje përpara se të krijoheshin bioarmët në ShBA

Capture 19

Nga Pustina Patris

Pretendimi: Sëmundja që transmetojnë rriqnat është e prodhuar në laborator në ShBA në vitet ‘70.

Verdikti: E pavërtetë

—————————————————–

Një video e emisionit të komentatorit amerikan Tucker Carlson që pretendon se sëmundja Lyme është prodhuar në laborator si armë biologjike po qarkullon edhe në rrjetet konspiracioniste shqipfolëse.

eWoSal rPNjgX0hV65LcZOIiyhRwPpBUtKqnH6f f9TM7NuCzsvN32SqerpcqFjV3k3hh83mwg2T4K4 SzpEvwIsD75m2NeiM2FSejZllwCrcuHdbce9gNVdI1qlZWunS83yBEVtik0P5W37mO1ZHwA

Në video, një grua shpjegon se “sëmundja Lyme nuk ka qenë problem deri në momentin e pikut të programit të armëve biologjike në ShBA në mes të viteve ‘70.” 

Sëmundja Lyme, ose Lyme borreliosis, është një sëmundje e bartur nga rriqnat. Ajo shkaktohet nga bakteri Borrelia dhe transmetohet nga rriqna gjakpirëse të gjinisë Ixodes tek njerëzit.

Pretendimi se sëmundja Lyme u bë problem vetëm në mes të viteve ‘70 është i rremë.

Përshkrimi i parë i detajuar i sëmundjes Lyme mendohet të jetë shfaqur në shkrimet e John Walker pas një vizite në një ishull skocez më 1764. Studimi i parë i asaj që sot njohim si sëmundja Lyme daton që në vitin 1883.

Më tej, specimenë rriqnash të ruajtur nga viti 1945 u gjet të ishin infektuar me bakterin e sëmundjes Lyme. Specimenë minjsh nga viti 1896 janë zbuluar gjithashtu të infektuar me bakterin Borrelia burgdoferi.

Në 2010, autopsia e Ötzi, një mumje 5300 vjeçare, tregoi prezencën e ADN-së së bakterit Borrelia burgdoferi duke e bërë atë njeriun më të hershëm në histori me sëmundjen Lyme.

Sëmundja Lyme mund të shkaktojë simptoma të rënda tek disa njerëz. Rastet e patrajtuara mund të çojnë në artrit ose probleme neurologjike. Megjithatë, sëmundja rrallëherë është vdekjeprurëse. Kjo do e bënte një armë biologjike jo shumë efektive./faktoje.al