Skip to content

Rrit vdekshmërinë te pacientët me Covid-19, Franca pezullon përdorimin e hidroksiklorokuinës

Franca ka anuluar një dekret i cili lejon hidroksiklorokuinën që të përdoret si trajtim për pacientët që janë të infektuar me virusin korona. Lëvizja vjen pas studimeve që treguan se ky medikament që përdoret për të luftuar malarien, rrit shkallën e vdekshmërisë tek pacientët që janë me Covid-19.

Ministri i Shëndetësisë në Francë, Olivier Véran dha urdhër që testet klinike që përfshinin këtë medikament të rishikoheshin, pasi studimi i botuar nga The Lancet tregoi se ky medikament nuk është efikas në luftën kundër koronavirusit, shkruan

Lexo edhe: Nivel i lartë vdekshmërie tek pacientët, OBSH pezullon provat klinike të hidroksi-klorokuinës

Sipas asaj që u zbulua gjatë zhvillimit të studimit, medikamenti shkaktonte rrahje zemre të parregullta dhe rriste rrezikun për të vdekur nga komplikacionet.

Mjekëve në Francë morën urdhër që të ndalonin përdorimin e hidroksiklorokuinës jashtë provave klinike, ndërsa më vonë u kërkua pezullimi edhe në testet klinike. Tashmë, vendi ka tërhequr edhe një dekret i cili lejonte përdorimin e këtij medikamenti tek pacientet me koronavirus.

Kujtojmë këtu se edhe OBSH pezulloi përkohësisht përdorimin e hidroksiklorokuinës në testet klinike pas rezultateve të publikuara nga The Lancet. /