Dita e sotme nisi me një nënçmim të monedhës vendase, kundrejt valutave si euro dhe dollar, me afro 1 pikë përqindje.

 

Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 124. 6 lekë, nga 122 që ka qenë mesatarisht që nga vera e vitit të kaluar.

 

Ndërsa një dollar u këmbye me 111.8 lek nga 105 që ka qenë mesatarisht gjatë vitit të kaluar.

 

Kjo tendencë e kursit të këmbimit është vërejtur pas nisjes së luftës në Ukrainë.

 

Për vendin tonë, rënia e lekut kundrejt valutave do të thotë një tendencë e rritjes së kostove për bizneset që importojnë mallra dhe produkte që blihen me euro dhe dollarë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko