Tregu i fluturimeve në vendin tonë po njeh një rritje befasuese. Në vitin 2022, në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” u shënuan 5.2 mln pasagjerë, ndërsa pritshmëritë për këtë vit janë që ky fluks të arrijë në 6.5 milion.

 

Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil Maksim Ethemaj shpjegoi në EZONE se ky bum pasagjerësh vjen si pasojë e hapjes së aeroportit me shumë destinacione si dhe me shtimin e linjave loë-cost.

 

“Për 2023 presim midis 6.3 dhe 6.5 milionë pasagjerë. Kontratën pasagjeri e ka me kompaninën ajrore. Autoriteti i Aviacionit Civil hyn në ndërmjetësim vetëm kur kompania ajrore nuk i përgjigjet në kohë pasagjerit ose kur shpërblimi që i jep kompania është i pakënaqur pasagjeri. Ky numër i pasagjerëve të pakënaqur nga marrëdhëniet në kompanitë ajrore është shumë i vogël. Në Shqipëri ka qenë vetëm 2.1%.

 

Low Cost-ët në Shqipëri kanë barrën më të madhe. Low Cost carrier fluturojnë në Shqipëri rreth 58-60% të tregut , për rrjedhojë edhe ankesat përkundrejt atyre fluturimeve janë më të mëdha”, tha ai.

 

Këtë vit, do të shtohen dy linja të reja direkt, nga Spanja në Tiranë.

 

“Është një gjë e bukur që lidhet zhvillimi I turizmit me transportin ajror. Për herë të parë këtë vit kemi Iberia, që fluturon nga Madriti për në Tiranë. Kemi nga Barcelona në Tiranë  një tjetër kompani spanjolle loë kost që është Vuelling. Sepse Melia u hap dhe filluan turistët spanjollë të përdorin tregun. Brand Hotels sjellin të gjitha kompanitë ajrore”, tha Maksim Ethemaj në EZONE.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re