Nga data 1 gusht kalimi në Qafë – Thanë kryhet vetëm me një kontroll. Kjo ka bërë që fluksi i hyrje- daljeve të rritet.

 

Vetëm në 3 ditët e para të gushtit kanë hyrë dhe kanë dalë nga Qafë Thana rreth 29 mijë shtetas shqiptarë e të huaj.

 

Pala shqiptare punon me 6 sportele në hyrje, me po aq  punon edhe pala maqedonase.

 

Ndërsa sa i përket fluksit në pikën e kalimit kufitarë në Kapshticë, numri më i lartë ka qenë në hyrje nga Greqia drejt Shqiperisë me 11 mijë persona. Nga ana tjeter kanë dale nga kjo doganë rreth  9200 qytetarë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re