Këtë të premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qendrueshme.

 

Moti parashikohet me vranësira në pjesën e parë të ditës dhe gradualisht pas mesdite mot i kthjellët në të gjithë vendin.

 

Era do të fryjë me drejtim nga veri-verilindja me shpejtësi deri në 10m/s, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i forcës 2 ballë.

 

Në fushën termike për ditën e sotme pritet të kemi rritje të temperaturave në të dyja vlerat.

 

Temperaturat parashikohen:

 

në zona malore -6 deri 9°C

 

në zona e ulëta -4 deri 15°C

 

në zona bregdetare -2 deri 16°C

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re