Rriten masat e sigurisë rrugore në të gjitha akset nacionale dhe jo vetëm. Gjatë sezonit turistik është shtuar edhe numri i patrullave të policisë si dhe shërbime të tjera në juglindje të vendit kryesisht në Pogradec dhe Korçë ku dhe lëvizjet e mjeteve janë më të shumta gjatë kësaj periudhe.

 

Burime zyrtare pranë sektorit të qarkullimit rrugor bëjnë të ditur se vetem në aksin nacional Kapshticë – Qafë Thanë janë tre patrrulla policie  ndërkohë që në këtë aks janë të vendosur edhe dy shërbime me radarë.

 

Në qytetet Korçë dhe Pogradec janë shtuar shërbimet e sektorit të qarkulllimit rrugor por edhe ato të rendit me qëllim normalizimin e situatës pasi në këtë periudhë fluksi është tejet i madh.

 

Për të pasur nën kontrroll lëvizjen përgjatë shëtitores buzë liqenit të Pogradecit dhe deri në Tushemisht është vendosur një patrullë e policisë rrugore ndërkohë që dy patrulla shërbimi monitorojnë lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve gjatë kohës së lëvizes së mjeteve.

 

Në këtë periudhë në vartësi të fluksit ka lëvizje të policisë rrugore edhe në rrugët nacionale të fshatrave turistikë të Voskopojës dhe Dardhës si dhe një patrullë policie ëahtë në lëvizje në aksin nacional Korçë- Ersekë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re