Të gjesh një shtëpi me qira në Tiranë është kthyer në një problem të madh për studentët, në kushtet e rritjes së çmimeve si pasojë e krizës ekonomike.

 

Anxhela Nasto, studente në fakultetin e Shkencave Sociale në degën “Punë Sociale” tregon se aktualisht jeton në një shtëpi me 4 bashkëmoshatarë të saj, pasi në këtë mënyrë kostoja e qirasë reduktohet ndjeshëm.

 

ANXHELA NASTO

 

STUDENTE

 

Çmimet e qirave sa po vijnë dhe po rriten më shumë. Unë jetoj në shtëpi me qira dghe ne detyrohemi të jetojmë 5 vetë në mënyrë që të përballojmë kostot dhe çmimin e lartë të qirasë. Qiraja është 40 mijë lekë dhe për 5 persona është deri diku e përballueshme. Hapësirat dhe kushtet në të cilat ti jeton dihet që janë problem.

 

Studentja nga Kuçova ka jetuar më parë në konvikt, por në prag të fillimit të vitit të ri akademik ajo ka zgjedhur një shtëpi me qira me hapësirë shumë më të kufizuar, e detyruar nga buxheti që ka në dispozicion. Ajo pohon se ka raste kur në fund të muajit mbetet pa të ardhura.

 

ANXHELA NASTO

 

STUDENTE

 

Krahasuar me konviktin shtëpia me qira është mirë për shkak të kushteve sepse aty ka shumë problem siç janë dhomat me lagështirë, oraret e dusheve. Kur krahason kushtet shtëpia me qira është më mirë. Nuk besoj se ka student që ka kursime mënjanë, madje unë mendoj se për të shtyrë fundin  e muajit, ato ditët e fundit do duhet të kufizosh veten, për të mos thënë se ka ditë që mbetesh pa të ardhura, pa lekë.

 

Për këtë vit akademik, në kompleksin më të madh të konvikteve, atë të Qytet Studentit, janë regjistruar 3059 studentë nga 3556 vende në total. Referuar bashkisë Tiranë, 5 konvikte pritet t’i shtohen kapaciteteve aktuale pas përfundimit të punimeve që po kryhen. Gjithashtu, po bëhen gati edhe disa godina të reja në rrugën e Dibrës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re