Rastet e reja me Covid-19 në vendin tonë, po njohin vetëm rritje. Burimë për Faxweb.al bëjnë me dije se nga 52 rastet pozitivë me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, dhjetë prej tyre janë mësues.

Numri total i mësuesve të infektuar në të gjithë qarkun e Korçës ka arritur në 50 arsimtar. Në Pogradec nga 29 persona të rezultuar pozitiv, dy janë mësues.

Kujtojmë se ditën e sotme janë shënuar shifrat më të larta të jetëve të humbura, pasi kanë ndërruar jetë 17 pacientë nga koronavirusi. Po gjatë këtyre orëve, kanë rezultuar pozitive 795 raste të reja nga 2.352 testime, prej të cilave 320 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Sa i përket situatës në 3 spitalet COVID, aktualisht po trajtohen 439 pacientë, 16 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar. Ndërsa mes viktimave vihet re se më i riu është një 37-vjeçar nga Kavaja.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re