Rastet e personave që shfaqin probleme kardiake janë rritur ndjeshëm në qarkun e Korçës. Sipas mjekes kardiologe  Ilda Lera vetëm gjatë vitit të kaluar ka pasur 312 raste me infarktesh akute.

“Më shumë se 1000 raste kanë kërkuar koronare, të cilat janë kryer në spitalin “Nënë Tereza” në kryeqytet”, tha mjekja.

Ajo çfarë e bën Korçën një nga rajonet më shqetësuese përsa i përket problemeve kardiake është fakti se ato janë shtuar tek moshat e reja.

Rastet në rritje sipas mjekes Ilda Lera vijnë për disa arsye

“Për  shkak të përdorimit të pijeve alkoolike, lëndëve narkotike, duhanit si dhe mungesës së aktivitetit fizik”, shton ajo.

Gjatë kohëve të fundit ka pasur raste të vdekjes akute, kryesisht në ambiente publike dhe rrugë, përfshi dhe moshat e reja. Rasti i fundit është regjistruar vetëm dy ditë më parë ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pas një arresti kardiak në hyrje të pallatit të tij./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re