8 raste te reja me Covid 19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Elbasan, duke shënuar numrin më të lartë që nga shfaqja e pandemisë dhe qytetin e dytë pas Tiranës sot. Pavarësisht rritjes së frikshme të të prekurve, konstatohet se qytetarët në shumicën e rasteve nuk marrin masa dhe as respektojnë distancën fizike mes tyre.
Burime për Fax News bëjnë me dije se 2 raste janë zbuluar tek Gjinekologjiku, po ashtu edhe dy paciente janë infektuar tek ky repart. Sakaq rasti tjetër është bashkëshorti i një pacienteje dhe një tjetë punonjës banke. 2 rastet e tjera janë endë te pazbardhura.
Qytetarët i sheh ngjitur me njëri –tjetrin dhe vetëm një pjesë e vogël e tyre i sheh tek mbajnë maske. Vetëm pasi konstatojne prezencën e medias, një punonjës i postës nxiton të shpërndajë qytetarët.
Ndonëse pjesa më e madhe që kërkojnë të kryejnë pagesa i takojnë moshës së tretë, jo të gjithë duket se kanë frikë. Teksa i pyet për mos respektimin e distancës dhe mos mbajtjes së maskave qytetarët nxitojnë të justifikohen.
Jo vetëm në rrugë konstatohen gjithnjë e më pak njerëz me maska, por edhe në lokale qytetarët i sheh të qetë. Tavolinat nuk janë përshtatur sipas pandemisë, por si në një kohë të zakonshme. Ndërkohë 8 rastet e sotme, sipas burimeve i takojnë kontakteve të të infektuarve të fundit, punonjësve të dy bankave si dhe infermjeres së gjinekologjikut. (Gazetare: Entela Duka/ Faxnews)
/faxweb
