Skip to content

Rriten sërish infektimet, MSH: 293 qytetarë me Covid-19 në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Është rritur lehtë numri i infektimeve me Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë.

 

Ministria e Shëndetësisë, në përditësimin e përditshëm të situatës, njofton se janë kryer 1080 testime, ndërsa prej këtyre, 293 qytetarë kanë rezultuar të infektuar.

 

Për fat të mirë, edhe këtë 24 orësh nuk është shënuar asnjë viktimë.

 

Njoftimi i plotë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1080 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 293 qytetarë, në këto bashki:172 në Tiranë, 25 në Fier, 13 në Lezhë, nga 9 qytetarë Shkodër, Vlorë, 8 në Sarandë, 7 në Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Patos, Lushnje, 5 në Krujë, nga 4 qytetarë në Durrës, Kavajë, nga 3 qytetarë në Vorë, Mat, Roskovec, Elbasan, nga 2 qytetarë në Kurbin, Divjakë, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Tropojë, Mirditë, Kamëz, Mallakastër, Përmet, Korçë, Pogradec, Kuçovë.Janë 1,387 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.Janë shëruar 149 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,620 që nga fillimi i epidemisë.Statistika (24 Qershor 2022)Raste të reja ditore 293Të shëruar në 24 orë 149Të shtruar në spitale 9Humbje jete në 24 orë 0Testime ditore 1080

Testime totale 1,842,347Raste pozitive 278,504Raste të shëruara 273,620Raste Aktive 1,387Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,010Fier 105Vlorë 77Durrës 42Lezhë 40Gjirokastër 30Shkodër 23Elbasan 20Korçë 18Berat 12Dibër 7Kukës 3