Gjatë 24 orëve të fundit, janë rritur shifrat e pacientëve të intubuar dhe në terapi intensive në dy spitalet Covid. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se tek Infektivi dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Një ditë më parë ishin 5 pacientë të intubuar, ndërsa 13 të tjerë ishin në terapi intensive. Vihet re se ka rritje edhe të pacientëve të shtruar pasi dje ishin 178 persona që po merrnin trajtim në spitalet Covid.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur betejën me koronavirusin 4 pacientë dhe kanë rezultuar pozitivë 159 persona.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re