Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë regjistruar 408 raste të reja me koronavirus.

Sipas njoftimit të ministrisë së shëndetësisë në shtetin fqinj, janë regjistruar gjithashtu 4 humbje jete nga Covid-19.

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus që prej fillimit të epidemisë është 23.060 të infektuar.

Sakaq aktualisht 89 persona janë në intubim ndërsa 242 pacientë janë shëruar nga virusi.

Totali i humbjes së jetëve në shtetin grek është 462 raste.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re