Duke filluar nga dita e sotmr parashikohet përsëri përmirësim të kushteve atmosferike por edhe rënie të remperaturave për shkak të masave ajrore me origjinë verilindore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.

 

Era parashikohettë të fryjë intensive dhe drejtim kryesor verilindje – juglindje dhe shpejtësi mesatare 3-8m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era problematike dhe tepër intensive dhe shpejtësi që arrinë deri në 15-20m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-3 ballë.

 

Temperaturat parashikohen: në zona malore -4 deri 7°Cnë zona e ulëta -1 deri 14°Cnë zona bregdetare 3 deri 14°C

Rajoni i Ballkanit do të jetë në ndikim e masave ajrore të qendrueshme por njëkohështi dhe të ftohta me origjinë verilindore. Moti parashikohet i kthjellët dhe i ftohtë. Ngricat do të jenë të pranishme në zonat malore gjatë orëve të mëngjesit.

Pjesa më e madhe e Kontinentit Europian parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht me diell por edhe alternime vranësirash shoqëruar me reshje shiu të dobta dhe lokale. Pjesa lindore dhe ajo jugperëndimore parashikohen me mot të paqëndrueshëm dhe reshje shiu me intensitet deri mesatar. Për shkak të një qendre të thellë të presionit të ulët pozicionuar mbi Afrikën e Veriut mbi europën perëndimore dhe pjesërisht atë qëndrore do të depërtojnë sasi të mëdha të pluhurit dhe rërës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re