Skip to content

Rritet bilanci i viktimave: vala e të nxehtit në Japoni shpallet katastrofë natyrore

Agjencia e motit në Japoni e shpalli valën e të nxehtit që ka përfshirë vendin një katastrofë natyrore, me të paktën 65 vdekje të raportuara gjatë javës së kaluar.

Një zëdhënës i agjencisë paralajmëroi se “nivele të paprecedenta të të nxehtit” raportohen në disa zona.

Më shumë se 22 mijë njerëz janë shtruar në spitale me goditje nga dielli, gati gjysma e tyre të moshuar, thonë zyrtarët e emergjencave.

Vala e të nxehtit nuk po shfaq shenja se do të ulet shpejt, thonë parashikuesit e motit.

Të hënën, në qytetin Kumagaya u raportuan temperatura prej 41.1 gradë celsius, më e larta e regjistruar ndonjëherë në Japoni.

Në qendër të Tokios, temperaturat mbi 40 gradë po ashtu janë regjistruar për herë të parë.