Skip to content

Rritet çmimi i ujit për 12 bashki, qytetarët do të paguajnë më shumë nga 1 Janari

img 7110 1 983x570 1

Nga 1 janari, çmimi i ujit për konsumatorët familjarë në 12 bashki të vendit do të rritet.

Sipas vendimit të marrë nga Enti Rregullator i Ujit, kjo rritje do të prekë shoqërinë rajonale të Shkodrës, që në administrim ka pesë njësi.

Për tre prej tyre, ku përfshihen Shkodra, Malësia e Madhe dhe Vau i Dejës, çmimi i ujit është unifikuar në 55 lekë/m3.

Ndërsa për Pukën dhe Fushën-Arrëzin, çmimi i ri do të jetë 40 lekë/m3.

Kërkesa për rritje çmimi i është miratuar edhe shoqërisë rajonale të Gjirokastrës, ku bëjnë pjesë 7 njësi.

Konsumatorët familjarë në Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Memaliaj dhe Këlcyrë do të paguajnë për një metër kub ujë 50 lekë duke filluar nga viti i ardhshëm. Ndërsa për abonentët në Libohovë dhe Dropull, çmimi i ri do të jetë 30 lekë/m3.

Me aplikimin e këtyre tarifave, që do të jenë në fuqi deri në vitin 2027, Enti Rregullator i Ujit pret nga shoqëritë që të përmirësojnë shërbimin dhe performancën financiare, si edhe të mbulojnë kostot e rritura për to.

Enti Rregullator i Ujit po shqyrton edhe kërkesat e shoqërive të Beratit, Korçës dhe Elbasanit për të rritur çmimin e ujit.