Dezinformimi i qytetareve eshte shtuar ndjeshem ne Ballkanin Perendimor. i cilesuar si nje shqetesim ne rritje, lajmet e rreme ndikojne ne keqinformin dhe manipulim te debatit publik. Keshtu eshte shprehur Zëvendëspresidentit i Komisionit Europian Margaritis Schinas ne Konferencen mbi rolin e lajmeve ne realitetin e ri ballkanik te mbajtur ne Selanik.

Komisioneri shprehu se Ballkani Perendimor ka mbeshtetjen e forte te BE ne luften kunder dezinformimit, por shoqeria civile dhe media kane nje rol kyce per parandalimin e saj. Sipas Schinas, kjo mbeshtetje e forte e europianeve deshmohet ne organizimin e Samitit te pare te BE jashte Brukselit, ne Tirane.

“Ne po bëjmë sa mundemi për të afruar Ballkanin Perëndimor, por manipulimi dhe keqinformimi i debatit publik nga influenca malinje të huaja nuk ka qenë kurrë më i pranishëm në Ballkanin Perëndimor se sa sot. Në luftën ndaj këtij fenomeni, shoqëria civile dhe media kanë rol kyç.”

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi pjese e panelit ne konferencen ne Selanik shprehu se ka nje devijim te lirise se fjales. Sipas saj po stimulohet dezinformimi dhe propaganda, duke u paketuar si produkte mediatike për publikun. Kryetarja e AMA-s theksoi se Ballkani Perëndimor duhet të përfitojë nga aktet më të fundit që ka miratuar dhe do miratojë BE-ja në fushën e medias, sikurse është, Akti Europian për Lirinë e Medias, Direktiva për Shërbimet Dixhitale, Lufta kundër Dizinformimit dhe Rekomandimi për Mbrojtjen e Gazetarëve, si instrumente shumë të vlefshëm për të cilët nuk ka pse të pritet për implementimin e tyre deri kur të anëtarësohemi në familjen europiane.

“Jemi dëshmitarë se paralel me vërshimin informativ ecën dhe çrregullimi informativ, që stimulon dezinformimin dhe propagandën, duke i paketuar ato si produkte mediatike për publikun. Nuk duhet të shpërndajmë këtë propagandë, këtë keqinformimi ose sicc quhet edhe me termin e ri rrëmujë informacioni. instrumentet e sjella nga Bashkimi Europian do të ndihmojë veccanërisht këtë rajon, qofshim pjesë e familjes europiane apo jo, do të jenë shumë ndihmëse. do të gjenerojë sens të përbashkët dhe edukim.”

Mbështetjen e Greqisë për Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën europiane të rajonit e shprehu edhe Zëvëndësministri i Maqedonisë dhe Thrakisë, Stavros Kalafatis. Kalafatis, duke u ndalur tek rëndësia e lajmeve, bëri apel për një front të bashkuar kundër dezinformimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re