Infermieria vitet e fundit është dega më e kërkuar në Universitetin Fan Noli në Korçë. Kjo pasi shumë të rinj e shohin si mundësi punësimin në tregun e huaj.

 

Mateo Ali, student i këtij fakulteti, edhe pse në vitin e dytë thotë se ka nisur kurset e mësimit të gjuhës së huaj, që pasi të diplomohet të gjej një vend pune në Gjermani ose Itali.

 

 

MATEO ALI – STUDENT I INFERMIERISE 

Tendenca ime ka qene per te vazhduar jashte. Kushtet e punes jane me te mira krahasuar me ketu. Ne Fakultetin tone pjesa me e madhe jane per te ikur jashte. Pjesa me e madhe kane nisur pergatitjet.

 

Ndërkohë të tjerë studentë i kërkojnë qeverisë që të tregojë më shumë kujdes për sistemin shëndetësor për të ndaluar largimin masiv të mjekëve dhe infermiereve.

 

 

ODETA MEÇOLLI – STUDENTE E INFERMIERISE

 

Kjo eshte opsioni i dyte. Ka shume studente qe shohin pune jashte. Ditet e sotme shume studente nuk e shohin te ardhmen ketu.

 

IDENA ÇEKIÇI – STUDENTE E INFERMIERISE

 

Sigurisht qe e mendoj punen ketu. Nese jo pastaj ekziston mundesia per jashte.

 

 

Çdo vit, në fakultetin e infermierisë studiojnë rreth 500 studentë në tre programe. Një pjesë e tyre largohen për një vend pune jashtë Shqipërisë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re