Apartamentet me qira ditore duket se janë një ndër zgjedhjet që vjen gjithnjë e në rritje së fundmi në vendin tonë. I ftuar te “Sheshi i Dollarit”, agjenti i tregut imobilar Eraldo Hasimllari ka dhënë detaje në lidhje me këtë trend të ri të ndjekur nga qytetarët.

Sipas tij përveç turistëve ka edhe shumë shqiptarë që kanë filluar që të ndjekin trendin për të marrë një apartament me qira ditore si një mënyrë më praktike për të qëndruar dhe për të kaluar një ditë në Tiranë apo në një nga qytetet e tjera.

Bregdeti sipas tij është një zonë ku duket se çmimi i qirasë ditore në krahasim me një vit më parë duket se është dyfishuar.

Kërkesa është rritur ndjeshëm pas pandemisë janë të shumta apartamentet që po jepen me qira, janë diku 1200 apartamente ditore vetëm në Tiranë që jepen me qira ditore pa marrë parasysh edhe zonën e bregdetit. Zonat më të kërkuara janë rreth qendrës te Pazari i Ri dhe Rruga Barrikada. Përveç turistëve të huaj ka edhe shumë shqiptarë që kanë nisur ta aplikojnë një gjë të tillë pasi duket se e kanë më të lehtë të marrin një apartament që

Qiratë ditore në 2022 janë rritur me 33% ndërsa këtë vit deri në 54 % rritje të qirave ditore.  Një apartament nga 35 euro deri në 45 euro e me radhë në varësi të zonës, ndërsa në bregdet duket se rritja është më e madhe pasi vijon nga 50 euro e lart. Duke vijuar nga viti në vit duket se rritja është deri në 30% më shumë, duke bërë që të besojmë se edhe në vijim do të fillojë një trend rritje”, ka thënë ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re