Esido Barkaj

 

Gazetar, Vizion Plus

 

Statistikat e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore tregojnë se për vitin 2022 niveli i inkriminimit brenda uniformave blu është rritur ndjeshëm. Nuk kanë munguar rastet kur efektivët e policisë janë përfshirë në trafikun e drogës, grabitje, por edhe në vrasje.

 

Janë betuar të zbatojnë ligjin, por nga ana tjetër bëhen palë me krimin dhe bandat. Shifrat e AMP-së tregojnë se krimi brenda uniformave blu nuk është një shifër sporadike, por tregon një kriminalizim nw nivele shqetësuese.

 

Nga janari deri në nëntor të këtij viti ka 91 efektivë të arrestuar. 32 prej tyre janë kapur në flagrancë, 38 janë me vendim gjykate në masën arrest me burg, 21 arrest shtëpie dhe 2 detyrim paraqitje.

 

Sindikata e Policisë pranon se mes uniformave blu, shumë prej tyre rezultuan të lidhur me botën e krimit.

 

SADEDIN FISHTA

 

SINDIKATA E POLICISE

 

Ky vit ka qënë jashtëzakonisht ndryshe nga vitet e tjera. Ka patur shumë punonjës policie të inkriminuar. Si duket edhe periudha e daljes nga COVID, por edhe problemet e tjera sociale, ekonomike që kanë patur në familjet e tyre, kanë qënë shtysë që i kanë futur punonjësit e policisë në një rrugë pa krye.

 

Fishta ngre edhe një tjetër shqetësim: këtë vit shumë prej punonjësve janë larguar.

 

Në strukturat e policisë mungojnë, të paktën deri përpara 10 ditësh, mungojnë 645 efektivë të policisë që janë në nivelin zbatues. Ky ka qënë viti që ka shënuar një numër të lartë të largimeve nga rradhët e policisë.

 

Burime për Vizion Plus shprehen se numri i punonjësve që kanë bërë kërkesë për tu larguar nga rradhët e policisë, por ende nuk janë liruar është shumë herë më i lartë sesa vendet vakante aktuale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re