Italia sërish vijon të shënojë shifra të qëndrueshme porsa i përket numrit të viktimave nga koronavirusi.

Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 162 viktima ku në total numërohen 32 169 të vdekur, ndërkohë që në krahasim me një ditë më parë është vënë re një numri  viktimave.

Në rritje është dhe numri i të shëruarve ku këtë të martë u raportua për 2075 persona që kanë lënë spitalet. Ndërkohë deri më tani numri i të infektuarve në Itali është 226 699 persona.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re