Bordi i Transparencës i mbledhur diten e shtune ka vendosur te ndryshoje serish çmimet e produkteve te karburantit.

Çmimi i shitjes me pakicë naftes do të jetë 237lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225lekë/litër.

Vihet re nje rritje e cmimit te naftes me 50 leke per liter ne raport me ato te dates 10 maj, e po ashtu eshte rritur edhe cmimi i benzines.

Vetem gazi ka pesuar ulje.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës do të jetë 234 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 222 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i gazit do të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetetet.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 Maj 2022 ora 18.00 pldhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve.