Muaji Qershor 2022 ka njohur rritje të numrit të udhëtarëve që kanë kaluar nëpërmjet portit të Durrësit për të udhëtuar jashtë vendit apo për të hyrë në vendin tonë. Sipas burimeve që vijnë nga Autoriteti Portual Durrës, 48,374 qytetarë kanë udhëtuar në total nëpërmjet linjave të trageteve të Portit të Durrësit. Nga këto 19,675 pasagjerë janë rregjistruar në dalje drejt porteve italiane, ndërsa 28,699 udhëtarë kanë hyrë në vendin tonë. Sipas të njëjtave burime tragetet në 74 lundrimet e kryera përgjatë muajit qershor kanë transportuar dhe 19,507 automjete, kamionë dhe trailera. Shifrat e udhëtarëve pritet të rriten më shumë gjatë këtij muaji, ndërkohë që në muajin gusht arrin piku i lëvizjeve, pasi shumë nga bashkëatdhetarët tanë që punojnë dhe jetojnë jashtë vendeit, kthehen për të  kaluar pushimet në vendlindje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re