Italia vijon të regjistroje rritje rastesh të reja me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit, u shenuan 31,084 të infektuar me COVID, nga 215,085 testime të kryera.

Autoritetet raportuan gjithashtu 199 jete te humbura. Në raport me shifrat e publikuara një ditë më parë, shënohen 18 humbje jete më pak.

Ndërkohë, në njësitë e kujdesit intensiv u shtruan edhe 95 pacientë të tjerë.

Rajoni që regjistroi rritjen më të madhe të infeksioneve është Lombardia, me 8,960 raste të reja.

Që prej fillimit të pandemisë, vendi fqinj regjistron në total 38,321 jete te humbura.






Previous articleFenomeni i çuditshëm qe ndodhi pas tërmetit në Turqi (Video)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re