Numri i ushtarëve izraelitë të vrarë në përleshjet në Rripin e bllokuar të Gazës në 24 orët e fundit është rritur në 13, transmeton Anadolu.

Në lajmet në mediat izraelite thuhet se një tjetër ushtar izraelit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është vrarë në përleshjet në Gaza.

Në lajm thuhet se numri i ushtarëve izraelitë të vrarë në përleshjet në Gaza në 24 orët e fundit është rritur në 13.

Nga ana tjetër, ushtria izraelite ende nuk ka bërë një deklaratë për këtë çështje.

Ushtria izraelite njoftoi dje se dy ushtarë të saj u vranë në përleshjet në Gaza, kurse në deklaratën e bërë mëngjesin e sotëm, bëhet e ditur se nëntë ushtarë të tjerë izraelitë janë vrarë në përleshjet në Gaza.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re