Numri i njerëzve të vrarë në sulmet ajrore dhe tokësore izraelite në Rripin e Gazës që nga ofensiva e 7 tetorit e Hamasit është rritur në 14.532, duke përfshirë mbi 6.000 fëmijë dhe 4.000 gra, tha sot zyra mediale e qeverisë në enklavën e rrethuar.

Numri i vdekjeve në mesin e personelit mjekësor ka arritur në 205, përfshirë mjekë, infermierë dhe ndihmësmjekë, tha zyra në një deklaratë.

Rreth 25 anëtarë të ekipeve të mbrojtjes civile dhe 64 gazetarë gjenden gjithashtu në mesin e të vrarëve.

Zyra tha se numri i të plagosurve ka arritur në më shumë se 35.000, duke theksuar se më shumë se 75 për qind e tyre janë fëmijë dhe gra.

Numri i ndërtesave të shkatërruara qeveritare ka shkuar në 102, së bashku me 266 shkolla, nga të cilat 67 nuk janë më në shërbim.

Rreth 85 xhami janë shkatërruar plotësisht, ndërsa 174 janë dëmtuar. Në shënjestër janë vënë edhe tri kisha.

Sa u përket njësive të banimit, 45 mijë shtëpi janë të rrënuara plotësisht, ndërsa 233 mijë përballen me shkatërrim të pjesshëm.

Të paktën 26 spitale dhe 55 qendra shëndetësore kanë dalë gjithashtu jashtë funksionit.

Forcat izraelite kanë shënjestruar 56 ambulanca, ndërsa shumë të tjera janë bërë jofunksionale për shkak të mungesës së karburantit.

Tregjet dhe dyqanet po vuajnë nga mungesa e mallrave thelbësore dhe artikujve të ndryshëm ushqimorë, ndërsa furrat e bukës kanë mbyllur plotësisht të gjitha funksionet.

Burimi; AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re