Numri i të vrarëve palestinezë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 14.854, tha sot zyra mediale e qeverisë në enklavën e bllokuar.

“Në mesin e viktimave gjenden 6.150 fëmijë dhe mbi 4.000 gra, ndërsa më shumë se 36.000 njerëz janë plagosur”, tha zyra.

Rreth 7.000 njerëz mbeten të pagjetur, duke përfshirë më shumë se 4.700 fëmijë, njoftohet më tej.

Sulmet izraelite kanë lënë gjithashtu 88 xhami të shkatërruara, 174 të tjera të dëmtuara pjesërisht, ndërsa po ashtu janë shënjestruar tri kisha.

Izraeli nisi sulme intensive ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Numri zyrtar i të vdekurve në Izrael është 1.200.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re