Është rritur në 205 numri i të plagosurve në sulmet e policisë izraelite ndaj palestinezëve në Xhaminë Al-Aksa, në Portën e Damaskut në zonën e ish-Qytetit të Vjetër dhe në lagjen Sheikh Jarrah që ndodhen në Kudsin Lindor nën pushtim.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze ka bërë një deklaratë lidhur me personat që u plagosën në sulmet që policia izraelite kreu mbrëmë pak kohë pas iftarit me plumba plastikë dhe bomba zhurmuese në pika të ndryshme të Kudsit Lindor.

Në deklaratë thuhet se në sulmet në fjalë janë plagosur 205 palestinezë, 88 prej të cilëve janë dërguar në spital.

“Shumica e plagosjeve janë kryer me plumba plastikë në pjesën e fytyrës, gjoksit dhe syve”, thuhet në deklaratën në të cilën njoftohet se Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze ka ngritur një spital fushor në rajon për shkak të tejmbushjes së spitaleve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re