Rritet në 23 numri i gazetarëve që kanë humbur jetën në sulmet që ushtria izraelite ka kryer ndaj Rripit të bllokuar të Gazës që nga 7 tetori.

Në një deklaratë të bërë nga Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (CPJ) thuhet se konflikti Izrael-Palestinë ka ndikuar seriozisht gazetarët.

Gazetarët të cilët përpiqen të përmbushin detyrën e tyre duke bërë lajme nga konfliktet në Gaza, ndodhen përballë një rreziku serioz sipas deklaratës ku theksohet se 23 gazetarë kanë humbur jetën që nga 7 tetori e deri më tani.

Po ashtu në deklaratë bëhet e ditur se prej gazetarëve që kanë humbur jetën, 19 janë palestinezë, 3 izraelitë dhe një gazetar libanez, ndërsa janë plagosur 8 tjerë dhe se 3 gazetarë janë të zhdukur që nga fillimi i sulmeve.

Edhe Sherif Mansour, koordinatori i CPJ-së për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, informoi se “Gazetarët janë civilë që kryejnë punë të rëndësishme në kohë krize dhe ata nuk duhet të vendosen në objektiv nga palët që luftojnë”.

Mansour bëri të ditur se gazetarët nga e gjithë bota bëjnë sakrifica të mëdha për të bërë lajmet nga konflikti “zemërthyes” dhe se duhet të garantohet siguria e gazetarëve.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re