Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftoi se është rritur në 77 numri i ushtarëve azerbajxhanas që kanë rënë dëshmorë në konfliktet e shkaktuara si pasojë e provokimit të Armenisë.

Ministria përditësoi në faqen e saj të internetit listën me emrat e dëshmorëve. Sipas kësaj, në listë paraqiten emrat e 77 ushtarëve të rënë dëshmorë në konfliktet që filluan më 12 shtator në kufirin mes dy vendeve si pasojë e provokimeve të Armenisë.

Në deklaratën e saj të mëparshme Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit kishte njoftuar 50 numrin e ushtarëve të rënë dëshmorë, duke e rritur më pas këtë shifër në 71.

Konfliktet në kufirin Azerbajxhan-Armeni

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftoi se konflikti filloi si pasojë e provokimit në përmasa të gjera në drejtim të rajoneve Dashkasan, Kalbajar, Lachin dhe Zangilan të Azerbajxhanit në natën e 12 shtatorit nga forcat armene.

Si rezultat i kontakteve diplomatike, u njoftua se Azerbajxhani dhe Armenia u dakorduan për armëpushim lidhur me konfliktin i cili është më i madhi pas Luftës së 2-të të Karabakut.

Armenia njoftoi se 135 ushtarë të saj e kanë humbur jetën.

Azerbajxhani njoftoi se është i gatshëm t’i dorëzojë Armenisë trupat e rreth 100 ushtarëve armenë që humbën jetën në konflikte.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re