Numri i të vdekurve në Republikën Demokratike të Kongos, si pasojë e epidemisë së kolerës është rritur në 871.
“Në epideminë e kolerës që ka shpërthyer në muajin janar në vend, prej rreth 44 mijë raste të dyshuara kanë humbur jetën 871 persona”, është theksuar në njoftimin e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Gjithashtu në njoftimin ku është bërë e ditur se ky numër mund të rritet, është vënë theksi në nevojën për formimin e pikave të ndërhyrjes emergjente, që të mos përsëritet fatkeqësia e epidemisë së kolerës të ndodhur në qytetin Goma në vitin 1994, ku kishin humbur jetën afro 60 mijë persona.
Në njoftim është tërhequr vëmendja se epidemia është duke u përhapur në mënyrë të shpejt në rajonin qendror të vendit, Kasai. Është njoftuar se në këtë rajon brenda një jave janë identifikuar 600 raste të reja të kolerës, shkruan aa. Sipas Organizatës së Mjekëve pa Kufij kolera është shkaktuar nga mungesa e higjienës dhe ujit të pastër të pijshëm në rajon.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re