Numri i personave të infektuar nga koronavirusi rreth botës e ka shkuar tashmë mbi 6 milion. Në bazë të dhënave të pasqyruara në worldometers, deri më tani, me koronavirus në të gjithë botën janë infektuar 6,162,399 persona.

Nga këta, të paktën 371,035 persona e kanë humbur betejën me Covid-19 ndërsa 2,7 milion të tjerë rezultojnë të shëruar tërësisht.

Deri më tani, tre vendet më të prekur nga pandemia janë SHBA me mbi 1.8 milion të infektuar dhe 105,557 viktima, Brazili me 499,966 të infektuar dhe 28,849 të vdekur dhe Rusia që numëron 396,575 të infektuar dhe 4,555 viktima si pasojë e virusit korona.

Për shkak të pandemisë, presidenti amerikan Donald Trump është detyruar që të shtyjë samitin e G7-ës në Uashington.

Trump dëshironte që t’i  kishte liderët e botës në një takim ballë për ballë me të në Camp David muajin që vjen, por ai deklaroi të shtunën se samiti do të shtyhet. Ky vendim ndoqi atë të kancelares gjermane Angela Merkel e cila sqaroi se nuk do të merrte pjesë në samit nëse pandemia nuk do të ishte duke u “zbehur”. /

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re