Skip to content

Rritet niveli i ujit në Erzen, si paraqitet situata nga moti në Durrës


Situata në Qarkun Durrës paraqitet e qetë mëngjesin e datës 11 janar 2026, me mot kryesisht të kthjellët dhe reshje shiu me intensitet të ulët gjatë natës.

Strukturat operacionale dhe ato të emergjencave civile janë në terren dhe po monitorojnë situatën në mënyrë të pandërprerë në të gjitha bashkitë. Lumi Erzen ka shënuar rritje të nivelit të ujit dhe ndodhet në kuota maksimale, por po mbahet nën vëzhgim të plotë, ndërsa lumenjtë Ishëm, Gjole dhe Zezë janë në kuota normale.

Në Bashkinë Krujë është konstatuar prani bore në zonat malore të Cudhise, ndërsa në Bashkinë Shijak furnizimi me energji elektrike është rikthyer dhe situata mbetet nën kontroll.