Muaji gusht është edhe periudha që shënon pikun e sezonit turistik, e si pasojë regjistrohet edhe numri me i madh i makinave ne qarkullim.
 
Policia rrugore ka marrë masa për të garantuar sigurinë veçanërisht ne segmentet e rrezikshme qe janë burim aksidentesh.
 
Shefi i trafikut per Tiranën, Taulant Gjoka, thotë se edhe këtë vit, problem mbetet shpejtësia e madhe. Përgjithësisht moshat e reja janë me te prirura per te shkelur normat e lejuara te shpejtësisë.
 
E ndërkohë që numri i personave që udhëtojnë drejt jugut të vendit, vjen duke u rritur, sipas ekspertit të sigurisë rrugore, Gëzim Hoxha, një tjetër problem jane edhe punimet ne rruge.
 
Hoxha shton se edhe pse faktorët që ndikojnë në rritjen e aksidenteve rrugore janë të shumta, faktori kryesor  mbetet ai njerëzor.
 
Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë 6- të mujorit të parë të 2018, kanë humbur jetën 98 persona ne aksidentet rrugore te ndodhura ne akse te ndryshme te vendit.
 
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re