Organizata Botërore e Oftamologjisë ngre alarmin për rritjen e shpejtë të numrit të të vegjëlve të prekur nga miopia.

 

Qëndrimi në ambiente të mbyllura dhe koha e gjatë mbi telefona ose ekrane të e tjerë digjitale janë shkaku i miopisë së shtuar tek fëmijët.

 

Prej disa muajsh në poliklinikën Qendrore në Tiranë është hapur shërbimi i Orthoptikës. Ky specialitet, pjesë e okulistikës, identifikon anomalitë e syve kryesisht në moshat pediatrike. Strabizmi ose devijimi i shikimit nga njëri sy dhe ambliopia, syri dembel siç e quajnë mjekët, janë problemet më të shpeshta tek fëmijët e vegjël.

 

Mjekët tregojnë se kur duhet të nisin kontrollet e para të syve në moshat pediatrike. Shërbimi i Orthoptikës ka nisur depistimin e fëmijëve në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës për të identifikuar dhe korrigjuar problemet që në moshë të hershme./Living/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re