Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar gjatë orëve të fundit 21 raste të reja me koronavirus në vend.

Rastet e reja brenda ditës kanë pësuar rritje, ndërsa numri i të infektuarve në vend ka shkuar në 1025.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 267 mostra, prej të cilave 21 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 19 raste (sipas vendbanimit:15 raste Prizren, 1 rast Romajë, 1 rast Lubiçevë, 1 rast Kijevë dhe 1 rast Nashec) dhe nga komuna e Suharekës 2 raste (sipas vendbanimit:1 rast Bllacë dhe 1 rast Suharekë)”, ka njoftuar IKSHPK.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 10 persona të prekur nga koronavirusi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re