Të dhënat zyrtare në Gjermani tregojnë se janë rritur shifrat e infeksioneve të reja, vetëm disa ditë pasi vendi lehtësoi masat e bllokimit.
Sipas Institutit Robert Koch (RKI), niveli i “riprodhimit”, që është numri i vlerësuar i njerëzve që një pacient i konfirmuar infekton është tani mbi 1.
Kjo do të thotë se numri i infeksioneve po rritet në vend. Raporti erdhi ndërsa mijëra gjermanë u mblodhën të Shtunën duke kërkuar hapjen e plotë të vendit.
Kancelarja Angela Merkel njoftoi të mërkurën një lehtësim të gjerë të kufizimeve, pas bisedimeve me drejtuesit e 16 shteteve të Gjermanisë.
Të gjitha dyqanet lejohen të rihapen, nxënësit gradualisht do të kthehen në shkolla dhe Bundesliga, Liga e futbollit të Gjermanisë do të rifillojë fundjavën e ardhshme.
