Shifra e të infektuarëve e kalon 300-in. Numri i të prekurve nga virusi pëson rritje nëse i krahasojmë me ditët e fundit që ishin nën 20 raste të identifikuara. Zëvendës ministrja e shëndetësisë Mira Rakacolli raportoi 27 të prekur të rinj nga virusi, ku numri më i madh është lokalizuar në Shkodër, mes të cilëve edhe një fëmijë 13 vjeçar.
Rastet kritike për jetën janë shpërndarë në dy spitalet Covid, te “Nënë Tereza” dhe “Shefqet Ndroqi”.
Nga 304 të infektuarit, vetëm 77 e tyre janë nën kujdesin e bluzave të bardha në të dyja spitalet në gjendje jo problematike. Pjesa tjetër janë të vetizoluar dhe në komunikim të vazhdueshëm me mjekët. Autoritetet shëndetësore flasin për rritje të të shëruarve. Me 13 të fundit numri arrin në 89. Orët e fundit nuk raportojnë për zgjerim te vatrave por për numër të shtuar në shtatë qytete.
Hetimi epidemiologjik në vatrat e infeksionit vazhdon me qëllimin për të shkëputur zinxhirin e transmetimit të rasteve të kontaktit.