Gjatë 24 orëve të fundit 17 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar duke e çuar në 933 numrin e të infektuarve me koronavirus në vendin tonë.
Sipas ISHP harta me rastet e reja zgjerohet, 8 raste në Tiranë, 8 raste në Durrës dhe një rast në Krujë.
NDërkohë ndër të tjera bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 persona duke e çuar në 714 numrin e të shëruarve.
Gjithashtu Rovena Daja nga ISHP thekson se deri më sot janë kryer mbi 12 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 933 qytetarë. Prej tyre, 77% tashmë janë të shëruar.
Deri më tani në vendin tonë në bazë të statistikave rezultoin se numri i personave aktive me koronavirus në vendin tonë është 188 persona.
COVID-19 – Statistika (16 Maj 2020)
Testime totale 12294
Testime molekulare 11764
Testime serologjike 530
Raste pozitive 933
Raste të shëruara 714
Raste Aktive 188
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 78
Krujë 46
Durrës 17
Shkodër 15
Kamëz 12
Berat 10
Fier 5
Elbasan 2
Kurbin 1
Mirditë 1
Korçë 1.