Këtë të mërkurë janë konfirmuar me koronavirus 19 raste të reja në Kosovë duke e çuar në 1142 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

IKSHPK bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 24 pacientë duke e çuar në 871 numrin e të shëruarve nga Covid 19.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 14 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Vushtrri, 4 raste Nadakovc, 4 raste Stanovc i poshtëm dhe 1 rast Reznik), komuna e Fushë Kosovës 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Miradi e poshtme), Komuna e Obiliqit 1 rast (sipas vendbanimit 1 rast Milloshevë), komuna e Podujevës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Bellopojë), komuna e Kamenicës 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Rogoçicë) dhe 1 rast me vendbanim në Mitrovicë.

Ndërkohë në Kosovë deri më tani janë aktivë me koronavirus 241 raste, ndërsa kanë humbur betejën me këtë sëmundje 30 persona.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re