Vijon të rritet numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut, këtë të hënë janë konfirmuar pozitive me koronavirus 21 raste të reja duke e çuar në 1999 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Gjatë 24 orëve të fundit sipas Institutit të Shëndetit Publik janë shëruar 17 pacientë, duke e çuar në 1 439 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Ndërkohë deri më tani në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën 113 persona të infektuar me koronavirus.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko