Skip to content

Rritet numri i të infektuarve në 24 orët e fundit në Kosovë, rikthehen dhe vdekjet Covid

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka raportuar ditën e sotme një viktimë të shkaktuar nga Covid-19 dhe 15 raste të reja në 24 oret e fundit.

Sot janë shëruar 11 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.549. Në total numri i rasteve aktive është 107.

Njoftimi:

20 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.927 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 324.107 doza të vaksinës.

Deri më sot 93.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.144 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.549.

Në total numri i rasteve aktive është 107.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb