Në Shkodër këtë të hënë gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar dy raste të reja me koronavirus duke e çuar në 27 numrin e pacientëve aktivë me koronavirus.

Gazetari Simon Shkreli raporton për Abc News se dy rastet e reja me koronavirus në Shkodër janë vatër e vjetër dhe familjarë të rastit të konfirmuar një ditë më parë. Rasti i djeshëm dyshohet se infeksionin e ka marrë nga fqinjët të cilët kanë qenë të konfirmuar me koronavirus.

Familjarët e tij nuk kanë shfaqur simptoma, por pas marrjes së tamponëve ato kanë rezultuar pozitivë me Covid 19.

Lexo edhe: Kalon mbi 1 mijë numri i të prekurve me Covid-19 në Shqipëri, ku ishin rastet e reja

Ndërkohë gazetari bën me dije se nga rastet aktive vetëm 7 raste deri më tani janë me simptoma ndërsa pjea tjetër janë pa simptoma, vetëm dy janë të shtruar në spital.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re