Shkon në 59 numri zyrtar i të prekurve me koronavirus në Shqipëri,
mes tyre dy viktima dhe tre pacientë në gjendje të rëndë, në terapi
intensive.

Në raportimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë të kësaj të
mërkure, u bë me dije se janë katër raste të reja, nga 55 që ishin deri
mesditën e së martës.

Më konkretisht nga katër të prekurit e rinj, tre janë raste kontakti
në gjendje të mirë shëndetësore dhe një rast i ri, një pacient 66-vjeçar
që po trajtohet në terapi intensive në spitalin infektiv në QSUT.

Deri në këto momente janë testuar 665 raste të dyshuara dhe prej tyre
janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 59 raste, ku prej tyre 42
raste janë në Tiranë, 5 në Durrës, 2 në Lushnjë, 2 në Elbasan, 6 në Fier
dhe 2 në Rrogozhinë.

Ndërkohë 30 pacientë janë të shtruar në spitalin Infektiv, nga
Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani dhe Rrogozhina. Prej tyre, tre pacientë
janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion
janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re