Në Maqedoninë e Veriut, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi 4 raste të reja me virusin.
Numri i të prekurve në Maqedoninë e Veriut ka shkuar tani në 13. Filipçe njoftoi se qeveria do të shpallë gjendje krize në Dibër dhe Qendër të Zhupës. Ai tha gjithashtu se pacientët janë në gjendje të qëndrueshme, përveç pacientes së parë nga Dibra, e cila mund të vendoset në aparatet e frymëmarrjes.
Serbia deri tani ka identifikuar 31 raste të koronavirusit, bëri të ditur Ministria e Shëndetsisë.
Disa qindra njerëz u testuan për koronavirus gjatë natës deri të premten, shtatë prej tyre ishin pozitivë. Ministria serbe e Shëndetësisë tha se një pacient është në gjendje kritike.
Gjithashtu të goditur nga koronavirusi në Gadishullin Ballkanik janë Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Sllovenia dhe më tej. Ndërkohë, Kosova dhe Mali i Zi mbeten të vetme vende që nuk kanë raportuar ende asnjë rast./abcnews.al