Në 24 orët e fundit janë shëruar 150 pacientë të infektuar nga koronavirusi në vendin tonë, duke rritur numrin e personave që kanë fituar betejën me Covid-19 deri më tani.

Ndërkohë deri më tani numri i të shëruarve me Covid ka shkuar në 9115 persona.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një statusi në rrjetet sociale.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 150 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”, shkruan ministrja.

Gjatë 24 orëve të fundit, 150 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm! #COVID19

Publiée par Ogerta Manastirliu sur Mercredi 7 octobre 2020