Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në rrjetin social “Facebook” ka shprehur mirënjohjen për stafin mjekësor që është në vijën e parë të luftës me koronavirusin.
Gjithashtu Manastirliu theksoi se pas testit të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik katër mjekë dhe infermierë janë shëruar, duke e çuar në 6 numrin e shëruar në personelin mjekësor në Tiranë dhe në Durrës.
Statusi:
#COVID-19
Shumë e kënaqur që edhe 4 mjekë dhe infermierë janë shëruar sot, pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik
Shkon në 6⃣ numri i personelit mjekësor të shëruar në Tiranë dhe Durrës
Deri tani 3⃣3⃣ qytetarë, mjekë dhe infermierë e kanë mundur COVID-19
