Instituti i Shëndetit Publik konfirmon se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 12 raste me koronavirus duke e çuar në 981 numrin total të të prekurve.

Deri më tani raportohet se janë ende aktivë 173 persona, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 17 persona.

Instituti i Shëndetit Publik thekson se gjatë 24 orëve të fundit është rritur numri i të shtruarve në spital duke e çuar në 17 numrin e atyre që kanë nevojë për ndërhyrjen e mjekëve.

Nga këta, pesë persona janë në shërbimin intensiv.

Rastet pozitive për 24 orët e fundit janë në Tiranë (7), në Fier (2), në Krujë (2) dhe në Durrës (1).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë-58
Durrës-48
Krujë-31
Shkodër-10
Berat -10
Kamëz-9
Fier-4
Elbasan-1
Mirditë-1
Korçë-1.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re